Kujtoj qenin tim

Veröffentlicht am 21. März 2022 um 22:13

nga Anjeza Elmazi

Udhezues per prinderit

Kafshet shtepiake jane te ndryshme nga njera-tjetra. Kane ngjyre, forme, qime me gjatesi dhe nuance te ndryshme. Sido qe te jene, me karakteristikat dhe naturen e vecante, ato behen pjese shume e rendesishme e familjes.

 

Une i mbaj mend te gjitha kashet tona shtepiake! Besnikeria, entuziazmi per jeten, miqesia e tyre e pakushtezuar, jane cilesi te cilat do t’i ruaj pergjithmone ne kujtese. Lidhja qe krijova me secilen prej tyre ishte e vacante dhe castet qe kam kaluar me to jane kujtimet qe do ti mbaj gjithmone me vete. 

 

Cikli i jetes fillon kur dikush lind dhe perfundon kur ai vdes. Kete cikel kane dhe kafshet tona. Jeta ka nje fillim dhe nje fund. 

 

Qellimi i ketij libri eshte t’u mesoje femijeve ndjenjat e dashurise dhe te miqesise ndaj kafsheve. shtepiake; ata duhet te njohin dhe ndjenjen e inatit dhe trishtimit te madh qe te pushton kur kafsha e tyre vdes.

Vdekja e kafshes shtepiake eshte kryesisht pervoja e pare e femijeve te ndeshen me dukurine e vdekjes. Nje ndodhi kaq tronditese shkakton te femijet nje mori ndjenjash, te cilat ata arrijne t’i perpunojne me kohen t’i lejosh femijet te shprehin ndjenjat e inatit dhe te trishtimit eshte shume e rendesishme ne procesin e sherimit te tyre shpirteror.

 

Libri „Kujtoj qenin tim“ eshte nje liber i cili ndihmon ne nisjen e dialogut dhe te komunikimit midis jush.  dhe femijes suaj. Duhet t’i shpjegoni atij se eshte ok te ndjeje inat dhe trishtim kur shoku i tij i ngushte vdes. Nepermjet historise se ketij librie femija meson se eshte mire gjithashtu, qe te krijoje lidhje me nie kafshe te re. Cdo cast qe kalon me secilen kafshe shtepiake, do te mbetet ne kujtese, cfaredo qe te ndodhe.

 

Te gjesh kohen per t’i lexuar femijes, eshte nje menyre per te kaluar momentete te bukura se bashku. Ndjenjat dhe mendimet e femijeve jane po aq te rendesishme, sa jane vete femijet per ne. Prandaj le t’u tregojme atyre se sa i duam vertete!

Kommentar hinzufügen

Kommentare

Es gibt noch keine Kommentare.