nga Anjeza Elmazi
Pse perrallat jane te nevojshme per femijet dhe çfare rendesie kane ato ne zhvillimin e aftesive sociale dhe konjitive te femijeve?
Modelimi
Koncepti i te pasurit ose te qenit model mund te kete dale disi nga moda, por modelet e personazheve nga literatura ose ndonje fushe tjeter konsiderohen ende reference ne fazen e zhvillimit te çdo njeriu. Kjo vlen ne menyre te vacante per femijet e vegjel dhe femijet e rritur (adoleshentet). Ky fenomen njihet ne psikologji si "modelim" (Bandura, 1976). Modelimi eshte nje varjant i te mesuarit, i cili bazohet ne imitimin e sjelljes se kryer nga nje model. Pra, dikush tjeter eshte modeli. Ne procesin e modelimit, mund te perfshihen njerez normale si model, veprimet e te cileve dhe efekti i tyre percillen si terheqese nga femijet, por mund te perfshihen edhe personazhe imagjinare nga libra ose perralla. Nje figure letrare na duket interesante dhe mund te kthehet ne model vetem atehere kur gjejme te perbashketa mes nesh dhe tyre, kur identifikojme paralele mes situates sone jetesore dhe situates jetesore te personazhit qe vepron, kur detyrat dhe problemet me te cilat ai/ajo perballet mund te jene edhe detyrat dhe problemet tona, kur pritshmerite dhe nevojat e personazhit jane edhe pritshmerite dhe nevojat tonat. Kjo eshte ajo, qe faktikisht i terheq femijet kur degjojne ose lexojne perralla, te gjeturit e gjerave te perbashketa.
Nje vajze e vogel psh., qe degjon me magjepsje te madhe perrallen e Kesulekuqes, ndjen ne menyre intuitive se do te vije koha kur edhe asaj do t'i duhet te largohet nga shtepia pa prinderit dhe do ti duhet te provoje veten ne bote. Nga pervoja e Kesulekuqes meson, qe pervoja te tilla emocjonuese nuk mund te jene pa rreziqe, dhe se eshte e rendesishme t'i ndermarresh keto rreziqe, por edhe ti perballosh me vetekontroll dhe qartesi.
Perrallat nxisin emocjonet dhe imagjinaten
Forca e madhe e perrallave eshte emocjoni qe nxisin dhe shumllojshmeria e personazheve qe marrin pjese. Gjuha e perrallave eshte zakonisht e qarte dhe pershkruese, asnjehere abstrakte apo interpretuese. Degjuesit krijojne vazhdimisht imazhe te gjalla dhe te qarta ne koke. Ka disa perralla, te cilat karakterizohen nga mbipershkrimi i personazheve. Ka disa te tjera, ne të cilat personazhet karakterizohen nga vetem disa detaje. Nese sot redaktoreve te shtepive botuese do t'ju prezantohej nje perralle si "Hansel dhe Gretel",do ta lexonin doreshkrimin duke lene disa komente kritike.
Se sa vjeç jane Hansel dhe Gretel? Apo kane ata floke bjonde apo floke te erret? Sa te gjate jane, cilat jane veçorite e tyre te veçanta, cilat jane pikat e forta dhe te dobeta? Asgje nga keto nuk mesojme dot ne versionin e Brothers Grimm, dhe kjo eshte nje nga pikat e forta te perrallave popullore. Keto lloj perrallash ofrojne vetem nje shabllon te perafert, i cili i le degjueseve hapesire dhe i nxit te fantazojne lirshem. Kjo e ben edhe me te lehte dallimin e fantazise/perralles nga realiteti. Keshtu qe dhe femijet nuk mbingarkohen dhe nuk fillojne te jetojne ne perralla.
Ne shume perralla, jo vetem personazhet, por edhe rrethanat skicohen shpesh perafersisht. Kjo u mundeson femijeve te zhvillojnë imazhet e tyre te brendshme nga perrallat, imazhe te cilat i pershtaten instiktivisht moshes, nivelit te tyre te zhvillimit konjitiv, dhe nevojave te tyre. Parafytyrimet pra jane shume individuale. Nqs i kerkon femijeve te viziatojne nje personazhet nga nje perralle, habitesh se sa ndryshe mund te jete nje vizatim nga tjetri. Secili vizatim do te jete unik, dhe ne secilin pres tyre mund te zbulohet perafersisht gjendja e veçante mendore dhe shpirterore, qe artistet e vegjel ndodhen.
Deshirat dhe frikat e personazheve te perrallave jane ne te njejten kohe deshirat dhe frikat e femijeve. Frika nga humbja e prinderve dhe nga vetmia, si te Hansel dhe Gretel, ose frika mos te qenit i dashur dhe i pranuar nga vellezerit e motrat, si te Hirushja, keto jane paralelizmat, te cilat korrespondojne ndonjehere me jeten e lexuesve te vegjel dhe sherbejne si shkas per kerkimin e nje modeli
Nje model pra, mund te jete efektiv vetem nqs ndodhet ne nje situate te ngjashme me ate te famijes.
Formimi i vlerave dhe i karakteristikave te vecanta ne personalitetin e femijeve
Perrallat jane shpeshhere plotesimi i deshirave tona, por ne nje dimensjon tjeter. Ngaqe plotesimi i deshirave lidhet gjithmone me perjetimin e emocjoneve te forta dhe pozitive, shume menyra sjellje te personazheve, ose zgjidhje problematikash huazohen nga femijet pikerisht per te perjetuat me te njejtin intensitet dhe pozitivitet edhe jeten reale. Kur jane ne medyshje psh, femijet pyesin shpesh veten, se si do te perballej heroi ose heroina e perralles me nje situate si kjo. Ky lloj impostimi nuk eshte aspak i lehte dhe kerkon guxim, zemer dhe mençuri per te arritur qellimin. Pra te marresh shembuj te tille, do te thote edhe te ndertosh vlera.
Ne nje perralle gjermane, e cila titullohet "Uji i jetes, me i vogli nga 3 vellezerit eshte i suksesshem vetem sepse ne ndryshim nga dy me te medhenjte, ai nuk harron te jete i ndergjegjshem edhe pse gjendet gjate gjithe perralles nen presjonin e kohes. Rruges duke qene ne kerkim te ujit te jetes per te shpetuar babain e semure, ai nuk tregon arrogance dhe perbuzje kur perpara i del xhuxhi, por i perqaset me miresjellje dhe me zemer te ngrohte. Kjo perralle percjell vetem mesazhe pozitive dhe domethenese per jeten. Pra, qe ne fund te fundit nuk eshte ngurtesia dhe pushteti ato qe jane vendimtare ne jete, por vlerat si humanizmi, solidariteti ndaj me te dobetit, modestia dhe durimi.
Perrallat jane te moralshme, pa te lodhur duke bere moral!
Ky eshte kontributi qe japin perrallat ne formimin e vlerave; stimulojne formimin e ndergjegjes dhe perforcojne karakteristikat e lindura prosociale te femijet.
Nje aspekt tjeter i rendesishem eshte perralla e preferuar. Perralla e preferuar e nje femije tregon shume per nevojat e tyre aktuale emocionale, veçanerisht per konfliktet brenda tij, qe ende presin nje zgjidhje (Dieckmann, 1966). Keto lloj pengesash ne rrugen drejt pjekurise dhe formimin e nje personaliteti stabil mund te kapercehen me prezantimin e modeleve te reja, modeleve me te suksesshme nga perralla te tjera, qe mund te behen padyshim perralla te preferuara dhe mund t'a ndihmojne femijen te kaperceje nje pengese ne zhvillimin e tij.
Zhvillimi i gjuhes dhe i kujteses
Nuk eshte rastesi, qe shume femije deshirojne te degjojne po te njejtat perralla pa pushim, thuajse te detyrojne qe ti lexosh po te njejtat dhe po njesoj. Ata behen shume vezhgues dhe jane ne gjendje te kritikojne çdo variant te rastesishem apo te qellimshem te treguesit. Psh. nqs ndonjehere keni nisur te tregoni nje perralle dhe keni ngecur, ata kane vazhduar çuditerisht ta tregojne vete perrallen, shpejt e shpejt e deri ne fund. Perrallat nxisin deshiren per te folur, nxisin zhvillimin e gjuhes, kujtesen verbale te femijeve dhe me te rendesishmja, ngjallin gezim ne tregim.
Kur femijeve fillon t'ju lexosh perralla, ata do te duan te degjojne edhe me shume me kalimin e kohes. Gjate kesaj kohe ndodh qe aftesite e tyre gjuhesore do te permiresohen, te menduarit dhe botekuptimi i tyre do te behet me i larmishem dhe kompleks, dhe do te jene ne gjendje te kuptojne me mire veten dhe veprimet e tyre. Leximi i perrallave ose leximi me ze shenon poashtu edhe aftesine e mevonshme te femijeve per te lexuar dhe deshifruar tekste.
Mireqenia shpirterore nepermjet Coping
Nxitja e imagjinates se femijeve permes perrallave nuk duhet te jete aspak nje qellim me vete, por fakti qe ka nje rendesi te madhe ne shendetin mendor te femijeve eshte i nje relevance te madhe. Siç e dime dhe nga hulumtimet qe jane bere mbi "Coping". Në psikologji, termi Coping nenkupton aftesine per tu vetembrojtur/vetendihmuar, aftesi kjo e zhilluar te njerezit (te kush me shume e te kush me pak) ne menyre qe te perballen me probleme te ndryshme (Lazarus & Folkman, 1984). Secili prej nesh, madje edhe femijet e vegjel, kane ne shkalle te ndryshme, reagime te ndryshme ndaj situatave kritike ose konflikteve. Sa me shume lloje dhe nivele reagimi te disponoje nje person, aq me shpejt dhe ne menyre me fleksibile mund te reagoje ai ndaj sfidave te ndryshme ne jete dhe ti kaperceje ato.
Modelet e reagimit qe disponon secili nga ne, varen nga pervojat tona te meparshme. Pervojat e meparshme ushqehen nga situata te perjetuara konkretisht, por edhe nga problematika jokonkrete, pergjigjet e te cilave i kerkojme shpeshhere ne imagjinaten tone.
Problematikat dhe situatat e konfliktit ne perralla, te cilat femijet i parafytyrojne dhe i animojne ne koken e tyre, rrisin fleksibilitetin e tyre ne kete aspekt edhe ne jeten reale. Femijet ndihen me te sigurte dhe te forte, gje qe mund te ndihmoje dhe ne zvogelimin e ndjenjes se qenit i pafuqishem dhe te frikes. Pra, dhe ne kete rast perrallat ndihmojne ne mireqenjen shpirterore te femijeve.
Perrallat jane histori inkurajimi: mesazhi i tyre eshte t'u besoni fuqive te mira dhe potencialit tuaj, ashtu siç bejne edhe heronjte ne perralla.
Literatura
Bandura, Albert (1976). Lernen am Modell. Ansätze zu einer sozialkognitiven Lerntheorie. Stuttgart: Klett.
Dieckmann, Hans (1966). Der Wert des Märchens für die seelische Entwicklung des Kindes. Praxis der Kin derpsychologie und Kinderpsychiatrie, 15(2), 50-55.
Lange, Günter (2012). Einführung in die Märchenfor- schung und Märchendidaktik. In Günter Lange (Hrsg.), Märchen – Märchenforschung – Märchendidaktik, Bd. 2 (S. 3-32). Baltmannsweiler: Schneider-Verlag Hohengehren.
Lazarus, Richard & Folkman, Susan (1984). Stress, Ap praisal and Coping. New York: Springer.
Wilkes, Johannes (1997). Der Einfluss von Märchen auf Leben und Werk Heinrich Heines. Eine Untersuchung anlässlich des 200sten Geburtstages des Dichters. Mär chenspiegel, 8(1), 9-12.
Kommentar hinzufügen
Kommentare