Perralla vs. Realitet

Veröffentlicht am 28. März 2022 um 22:35

nga Anjeza Elmazi

Struktura e perralles popullore klasike eshte faktikisht AJO qe gjeneron magjepsjen e femijeve nga perrallat!


Perrallat popullore jane çuditerisht shume me te shkurtra se perrallat moderne, pra nuk zgjasin me shume se disa minuta. Ngjarjet ndodhin ne menyre dinamike dhe te mbajne gjate gjithe kohes pezull, dhe personazhet jane te ndare shume qarte ne dy kategori: ne personazhe te mire dhe ne te keqinj.


Nje aspekt tjeter i rendesishem i perrallave popullore eshte fundi i lumtur. Ne vitet 1960, perrallat popullore rane pikerisht per kete arsye ne konflikt me shume rrethe pedagogjike (Lange, 2004). Mendimi i qarte bardh e zi, personazhet e mire e te keqinj, dhe perfundimi gjithmone i lumtur mund te kishin efekte negative ne parafytyrimin qe krijojne femijet per boten dhe njerezit. Kjo strukture do ti bente femijet te besonin qe dhe bota e vertete eshte si ajo e perrallave dhe kjo gje do te mund t'i pengonte femijet per te krijuar lirshem kendveshtrimin e tyre lidhur me boten e vertete, njerezit, realitetin. Shume pedagoge u fiksuan aq shume te kjo kritike sa e anashkaluan faktin se para se gjithash, perrallat forcojne besimin e femijeve te vetvetja, qe eshte baraz dhe me besimin te mundesia per te tejkaluar situata te veshtira ose momente krize.


Nje akuze tjeter se perrallat sugjerojne nje bote ideale eshte gjithashtu e pabaze. Perkundrazi, perrallat nuk pershkruajne gjithmone nje bote ideale. Nese analizojme shkurt permbajtjen e perrallave me te njohura te Vellezerve Grimm; si kanibalizmin te Hansel dhe Gretel, tentativat e shumta per vrasje te Borebardha dhe shtate xhuxhat, keqberja dhe xhelozia e motrave se Hirushes, privimi i lirise te Rapunzel, dhe shume rivalitete dhe intrigat, nuk besoj se asnjeri nga ne do t'i lidhte keto karakteristika me parafytyrimin e botes ideale.

 

Shume studime qe jane bere mbi trurin kane provuar se vetem historite vertete dritheruese (ne kuptimin e mire te fjales, ato qe ta ngrejne mishin perpjete) aktivizojne qendrat emocionale qe jane te nevojshme per proceset e te mesuarit. "Femijet kane nevoje per perralla" eshte titulli i nje libri te njohur te Bruno Bettelheim, i botuar per here te pare ne vitin 1976. Ky liber sherbeu dhe si inspirim ne krijimin e kanalit tim ne Youtube. Bettelheim ishte nje psikanalist qe punonte intensivisht me femijet. Interpretimet e tij mbi perrallat popullore jane ndikuar sigurisht nga epoka qe ai jetonte dhe sot ato nuk mund te kuptoheshin ose mbeshteteshin plotesisht. Por, tezat e Bettelheim-it ende permenden per thelbin e tyre. Interpretimi i tij i perrallave bazohet ne faktin se çdo personazh i perralles perfaqeson nje pjese te psikikes se femijeve. Per te, perrallat nuk jane asgje tjeter veçse histori te jashtme qe perkojne me procese te brendshme psikike.

Shtepia e shtriges në përrallën e Hansel dhe Gretel, qe ishte prej biskote me xhenxherili qendron per lakmine (Bettelheim, 1977). Nese i dorezohemi lakmise pa kufinj, nese nuk mesojme te kontrollojme ose ngadalesojme permbushjen e nevojave tona "te panevojshme", mund te futemi ne telashe te medha. Keto mesazhe percillen zakonisht ne menyre simbolike tek degjuesit e vegjel. Prandaj dhe femijet kane nevoje per perralla!

Literatur

Bettelheim, Bruno (1977). Kinder brauchen Märchen. Stuttgart: Deutsche Verlags-Anstalt.

Lange, Günter (2012). Einführung in die Märchenfor- schung und Märchendidaktik. In Günter Lange (Hrsg.), Märchen – Märchenforschung – Märchendidaktik, Bd. 2 (S. 3-32). Baltmannsweiler: Schneider-Verlag Hohengehren.

Kommentar hinzufügen

Kommentare

Es gibt noch keine Kommentare.